N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

23:40 23:55

Emisioni Tani

23:40 23:55

Emisioni n'radhë

23:40 23:55


Kanosi një person zyrtar teksa po kryente detyrën, por arrestohet 46-vjeçari

Shkruar nga më 14 Korrik, 2023

Një person është arrestuar mëngjesin e kësaj të premteje nga hetuesit e stacionit policor Jugu, si i dyshuar për kanosje.

Policia njofton se i njëjti dyshohet se rreth orës 10:30 ka kanosur një person zyrtar gjatë kryerjes së detyrës.

ʺHetuesit policorë të stacionit policor Jugu, kanë arrestuar një person të dyshuar për një rast kanosjeje. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:30, me ç’ rast i dyshuari kishte kanosur një person zyrtar gjatë kryerjes së detyrësʺ, thuhet në komunikatën për media.

Ndaj të dyshuarit me inicialet ​​I. K 46-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Kanosja”.

Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh. /CFM/


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *