Vdekja për doajenin e sportit, lajm pikëllues për Osmanin
Written by Mentor Hajrizi on 20 Qershor, 2023
Lajmi për vdekjen e protesorit universitar Arsim Fehmiu, ka qenë lajm pikëllues për presidenten Vjosa Osmani.
Ajo i ka shprehur ngushëllime familjes dhe ka thënë se profesor Arsimi ka dhënë një kontribut të çmuar në sferën universitare, por edhe në themelimin e institucioneve të pavarura sportive të Republikës së Kosovës.
Kontributi i tij në sportin e futbollit, basketbollit, hendbollit dhe volejbollit, do të mbetet referencë për brezat e tashëm dhe të ardhshëm.
Presidentja i ka shprehur ngushëllime edhe komunitetit sportiv.
Profesori dhe doajeni i sportit kosovar vdiq në moshën 91-vjeçare. /Capital FM/