Gabriel Escobar, i dërguar amerikan për Ballkanin Perëndimor, të premten tha se përshkallëzimi po krijon kushte të vështira jo veç për Kosovën e Serbinë, por edhe për rajonin. Kryetarët e rinj shqiptarë në veri, sipas të dërguarit amerikan, punët duhet t’i kryejnë në lokacione alternative, ndërkaq Polica e Kosovës duhet të tërhiqet nga ndërtesat komunale. […]