Current track

Title

Artist

Current show

RITME RINORE

13:30 14:00

Current show

RITME RINORE

13:30 14:00

Upcoming show

RITME RINORE

13:30 14:00


Lajme

Page: 10

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, personat e dhunuar gjatë luftës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre, gjë që do të mundësojë njohjen e statusit për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës deri në vitin 2025. […]

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar të hënën një takim në Bratisllavë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi. Lajçak përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se me Bislimin kanë rënë dakord për hapat e parë drejt depërshkallëzimit të situatës në veri dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura […]

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Kavajë. Siç raportohet, tre pjesëtarë të një familjeje, babai rreth 55 vjeç, si dhe dy djemtë e tij të mitur, rreth 13 dhe 15 vjeç, janë mbytur në det. Mediat në Shqipëri raportojnë se bëhet fjalë për Elvis Halilajn 55 vjeç dhe dy djemtë e […]

Njëri nga ish-komandantët e UÇK-së, Daut Haradinaj nga AAK-ja, ka kujtuar vëllezërit Bytyqi, shqiptaro-amerikanët e luftës së UÇK-së, në 24 -vjetorin e vrasjes së tyre. Haradinaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës për ndarjen e një vendi ku mund të ndërtohet shtatorja e vëllezërve Bytyqi. “Datë që na kujton se sa i […]

Koncerti i Rame Lahajt në Ulqin, ishte shkas që të bëhen bashkë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ai Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Lajmin e ka bërë të ditur Agim Shahini – kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), përmes një postimi në Facebook. Sipas Shahinit, në koncetrt ishin […]

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka bërë të ditur se nga janari deri në gusht të 2022, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka paguar mbi 70 mijë euro në emër të pagave për 20 pjesëtarë të strukturës ilegale “Mbrojtja civile”. Ndërsa me 29 qershor, Qeveria e Kosovës e shpalli strukturën ilegale “Mbrojtja civile” organizate terroriste. Sipas […]

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, tha se gjatë muajit gusht do të ketë zgjedhje në veri të Kosovës.  “Në fund të muajit korrik do të kemi sipas të gjitha gjasave veprimet e para të shpalljes së zgjedhjeve në pjesën veriore. Gjatë muajit gusht do të kemi zgjedhje dhe çështjet janë se faktorët ndërkombëtarë […]

Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se brenda katër ditëve (26-30 qershor 2023), ka ndërmarrë masa konkrete përmes kontrollit të trafikut me vetura me pajisje inteligjente “smart patrol”. Me këtë rast, thuhet se janë identifikuar 75 mjete në trafik me regjistrim të skaduar, ku përveç shqiptimit të gjobave të njëjtëve u janë marrë përkohësisht […]

“Nuk e di për çfarë po flisni”, “Nuk është e drejtë”, “Është gabim absolut”, “Kjo është qesharake”. Këto janë komentet e disa banorëve të Mitrovicës së Veriut në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’i shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”. Këto organizata serbe besohet se veprojnë në veri të Kosovës. Qytetarët, […]

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të hënën, ka zhvilluar bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken. Siç njoftohet, Kurti dhe Blinken folën për gjendjen në katër komunat veriore të Kosovës. Kurti ka thënë se për zgjedhjet e reja duhen paraprirë nga sundimi i ligjit. U fol edhe për ekstremistët e dhunshëm […]