Current track

Title

Artist

Current show

Current show


Haradinaj kërkon të vendoset në Prishtinë një përmendore e vëllezërve Bytyqi

Written by on 8 Korrik, 2023

Njëri nga ish-komandantët e UÇK-së, Daut Haradinaj nga AAK-ja, ka kujtuar vëllezërit Bytyqi, shqiptaro-amerikanët e luftës së UÇK-së, në 24 -vjetorin e vrasjes së tyre.

Haradinaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës për ndarjen e një vendi ku mund të ndërtohet shtatorja e vëllezërve Bytyqi.

“Datë që na kujton se sa i fuqishëm është mishërimi i Kosovës me ShBA. Më të mirët djem të Kosovës u kaliten në ShBA. U rrëmbyen nga aparati i shtetit serb, sot e kësaj dite, familja shqiptaro-amerikane Bytyqi pret për drejtësi”, ka shkruar Haradinaj, në Facebook.

Ai ka thënë se ka biseduar me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama.

“I pata dërguar kërkesë edhe në vitin 2020 Kryetarit Ahmeti për të ndarë një vend në sheshin e Prishtinës për të vendosur përmendoren e vëllezërve Bytyqi”.

“Ylli, Agroni dhe Mehmeti, nderojnë Kosovën dhe Amerikën. Lavdi dëshmorëve dhe mirënjohje të përjetshme Batalionit ‘Atlantiku’”, ka shkruar ai.

Shtetasit amerikanë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u vranë 24 vjet më parë në Serbi.

Në 24 vjetorin e vrasje së vëllezërve Bytyqi, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, i ka bërë thirrje Serbisë që të hetojë rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi.

Ai po ashtu ka thënë se shteti serb duhet të kërkojë llogari nga ata që e kanë kryer dhe fshehur këtë akt brutal.

“24 vjet më parë, shtetasit amerikanë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u ekzekutuan derisa po mbaheshin nga Policia serbe. Sërish i bëjmë thirrje Serbisë që të hetojë plotësisht këtë rast dhe të kërkojë llogari nga ata që e kanë kryer dhe fshehur këtë akt brutal”, ka shkruar Miller në Twitter, duke shtuar se “do të vazhdojmë këtë thirrje deri në vendosjen e drejtësisë”. /CFM/

 

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *