Kurti i nënshtrohet presionit ndërkombëtar me zbatim të Ligjit për të huajt
Shkruar nga Arton Berisha më 15 Mars, 2026
Kryeministri Kurti ka vendosur që të legalizon strukturat ilegale serbe edhe për 12 muaj, me mundësi vazhdimi ku studentët, dhe punonjësit e institucioneve paralele do të mund të paisen me leje për të vazhduar punën me institucionet paralele ilegale me kusht që pas një kohe 3 mujore të fillojnë procedurat e regjistrimit edhe legalizimit. Nuk është kufizuar se kur ky proces i legalizimit duhet të përfundoj.
Njoftimin e lëshimit pe nga Qeveria Kurti është bërë e ditur në një konferencë të përbashkët për media me përfaqësuesit e BE-së, Peter Sorensen dhe ambasadori Orav.
BE, dhe të gjithë ambasadorët e huaj në Kosovë i janë gëzuar këtij vendimi dhe ata e quan kompromis të Qeverisë Kurti, duke e vlerësuar lartë bashkëpunimin e Qeverisë së Kosovës.
Partitë opozitare e kanë kritikuar Kurtin për shkelje të sovranitetit edhe moszbatim të ligjeve në Republikën e Kosovës duke i lejuar institucionet serbe të vazhdojnë të punojnë me dokumente paralele të lëshuar nga Serbia.
Kryeministri Kurti erdhi në pushtet me 51% të votave me slloganin “mos lësho pe”, dhe duke premtuar se nuk do të lejojnë funksionimin e strukturave ilegale, por me këtë vendim e kthen Kosovën në ngërç politik, dhe zbatimin e ligjeve në shtrirjen e sovranitetit në veri.
Kurti e arsyetoj vendimin se ky proces i prek edhe qytetaret nga Presheva, Medvegja, Bujanoci, Vranja dhe qytete tjera të Serbisë, duke aluduar tek Shqiptarët që jetojnë atje por pa e cekur, të cilët ai i akuzon se një pjesë të tyre punojnë në strukturat ilegale të Serbisë.
“Një pjesë e tyre janë të angazhuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe edukative në sistemin ilegal paralel të financuar nga Serbia.”
Kryeministri Kurti zbatimin e ligjit për të huaj edhe ligjit për veturat e konsideron si pengesë në ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët lokal serb në veri.
“Dua të potencoj që nuk është interes i Republikës së Kosovës që zbatimi i ligjit për të huajt dhe i atij për veturat të prodhojë pengesa në ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët. Por po ashtu dua të theksoj fuqishëm, që njësoj është qëndrimi i Republikës së Kosovës, që në Kosovë nuk duhet dhe nuk mund të ketë mekanizma ilegalë të cilët mirëmbahen e financohen nga një shtet jomiqësor e që nuk e njeh Republikën e Kosovës”, ka thënë Kurti.
Qytetarët serb në veri nuk kanë pengesa apo mungesë të shërbimeve bazike, por ata refuzojnë që të shërbehen në institucionet legale të Republikës së Kosovës, dhe i duan institucionet bazike të licencuara edhe të financuara nga Republika e Serbisë.
“Qeveria do të pajiset nga krerët lokalë me lista të stafit shëndetësor dhe akademik që janë të angazhuar në ofrimin e këtyre shërbimeve. Lista që do shërbejnë si bazë për dhënien e lejeve të përkohshme të qëndrimit për qytetarët e huaj që aplikojnë në MPB. E njëjta vlen edhe për studentët e huaj që qëndrojnë në Kosovë, për të cilët krerët komunale do ofrojnë listën e plotë”, ka thënë ai. “Qeveria e Republikës së Kosovës po ashtu do të hap një dritare të re 3-mujore për t’u mundësuar qytetarëve të nacionalitetit serb të regjistrojnë faktet civile, të cilat deri me datën 15 mars 2026 janë regjistruar nga strukturat ilegale. Në këtë periudhë, aplikantëve do t’u lejohet edhe përdorimi, ekskluzivisht si mjet identifikimi i ID kartës të lëshuar nga strukturat jolegale”.
Kryeministri poashtu tha se zbatimi i ligjeve në fjalë merr kohë dhe ky vendim i mundëson qytetarëve serb lokal të besojnë në përfitimet e këtij procesi, dhe detyrimet që rrjedhin nga Brukseli. Sipas Kryeministrit lejet lëshohen për 12 muaj me mundësi vazhdimi, duke lënë të nënkuptohet se lehtësirat e Qeverisë mund të vazhdojnë ku përcaktimi i afateve bëhet në koordinim të plotë me BE, dhe në bashkëpunim me ofruesit e shërbimeve publike nga strukturat ilegale.
“Ministria e Punëve të Brendshme do ju ofrojë leje të përkohshme të qëndrimit me afat 12 mujor, me mundësi vazhdimi në rast të vazhdimit të studimeve. E njëjta procedurë aplikohet edhe për aplikantët e ri që regjistrohen në vitet e mëvonshme akademike. Paralelisht me këtë, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në koordinim të vazhdueshëm me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian dhe në bashkëpunim me ofruesit e këtyre shërbimeve publike fillojnë procedurat e domosdoshme dhe përcaktojnë afatet optimale për inkorporim të plotë, përfshirë këtu licensimin e institucioneve dhe të stafit të angazhuar.”
Qeveria Kurti vite më parë u përball me sanksione të ashpra nga BE kur ndërmori masa në zbatimin e ligjeve të Kosovës në veri duke e akuzuar Qeverinë për vendime të njëanshme. Tani, me një vendim BE i pati tëhequr sanskionet këtë vit, por praktikisht ende nuk janë tërhequr meqense Kosova nuk ka Kuvend funksional për të votuar marrëveshje si rezultat i vendimit për pezullim të Kuvendit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.