Malishevë, PDK prinë për vjedhje votash, pasuar nga LDK edhe LVV
Shkruar nga Arton Berisha më 25 Janar, 2026
Nga përfundimi i rinumrimit të 75 kutive të votave për Kandidatë të Deputetit në Nalishevë, PDK prinë nga numri i vjedhjes së votave nga kandidatët e tyre me 927 vota për Gazmend Maliqaj, pasuar nga kandidati tani i shumë njohuri Fetah Paçarizi. Vjedhjen dhe keqpërdorimin i votës në këtë komunë në rënditjen e dytë e zë vendin LDK me kandidatin e tyre Gëzim Hazrolli me 340 vota të vjedhura, kurse vendin e tretë e mori LVV me kandidatin e tyre Valon Hoti me 312 vota të vjedhura.
Prokuroria e Shetit ende nuk ka bërë të ditur nëse ka intervistuar ndonjë komisioner komunal lidhur me keqpërdorimin e detyrës edhe falsifikimin e rezultateve zgjedhore në Malishevë.
PDK si prirëse e vjedhjeve nuk është deklaruar lidhur me keqpërdorimin e votave në këtë komunë, dhe as dega e tyre në Malishevë nuk ka publikuar ndonjë reagim lidhur me devijimin e vullnetit të popullit në këtë komunë.
13.3% të votave janë prekur nga keqpërdorimi në PDK nëse llogaritet se nga 4,910 votues që kanë votuar nga 10 kandidatet (maksimumi i lejuar) i bie që 49,100 maksimalisht të shënuara, 6,538 prej tyre janë vjedhur. Bazuar nga këto llogaritje të vjedhjeve në numër të votave, me 2.40% ka LDK, 0.87% NISMA, dhe 0.86% LVV.