N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

00:00 07:00

Emisioni Tani

00:00 07:00

Emisioni n'radhë

07:00 08:30


Në Prizren vjedhje industriale e votës, prinë PDK

Shkruar nga më 17 Janar, 2026

Partitë duke mos mundur të vjedhin votat nga partitë tjera, kanë vjedhur vota prej kandidatëve nga radhët e partisë së tyre. Pas rinumrimit të votave të kandidatëve për deputet, Prizreni sot ka shënuar një numër rekord të vjedhjes së votës nga kandidatët e tyre ku kryesisht janë deputet me karrier apo deputet me ndikim të madh në parti duke i vjedhur votat kandidatëve të tjerë.

Prirës i vjedhjeve të votës në Prizren është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me kandidatin Fetah Paçarizi, Nait Hasani, Kujtim Gashi, Arjanit Çollaku, Luljeta Veselaj Gutaj, Enver Hoxhaj, Fadil Demaku, dhe Xhavit Haliti. PDK poashtu prinë në nivel të gjithë Kosovës ku ka gjeneruar 19 viktima të votës kandidatë, Viktima në prirje të PDK-së është Uran Ismaili, të cilit i janë vjedhur 435 vota, pasuar nga Arian Tahiri, Përparim Gruda, Vlora Çitaku e Mërgim Lushtaku.

Partia e dytë me vjedhje të votave renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me kandidatët Xhavit Uka, dhe Driton Selmanaj. LDK poashtu prinë nga vjedhja në nivel Kosove me viktimen Paris Guri.

Partia e tretë në vjedhje rënditet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me kandidat Dafina Alishani, dhe Arbër Rexhaj.

Gjatë rinumrimit deri me tani edhe partitë tjera kanë më shumë se 100 vota të vjedhura brenda partisë së tyre.

 


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *