N'sfond

Title

Artist


Reforma zgjedhore e domosdoshme

Shkruar nga më 20 Janar, 2026

Keqpërdorimi i votës nga komisionerët, ku në shumë raste ata “plotësojnë” voten kur qytetari ka zgjedhur më pak se maksimumi 10 kandidat. Pra, në këto raste komisioneri ka luajtur rolin e votuesit duke tejkaluar detyrimet e veta si numrues kjo për faktin se numrimi lejohet të bëhët vetëm në mënyrë manuale edhe pa teknologji të mirëfillta të numrimit (makinerit e numrimit apo skanimit digjital).

KQZ ka bërë hapa përparimtar drejt modernizimit të sistemit të numrimit që parandaloi rastin e shkurtit 2025 pasi krijoi një portal që merr rezultatet kohë pas kohe dhe jo rezultate reale të drejtëpërdrejta që i stërngarkoi burimet teknologjike (data servers) edhe e rrezoi sistemin e numrimit. Në atë kohë, kjo ishte një zgjidhje e keqe nga personat përgjegjës në TI apo nga kompania që mirrej me zhvillimin e softurit.

Poashtu, KQZ ka instaluar kamera sigurie që i vëzhgon veprimet e komisionerëve në vendvotime, qendra numërimi etj. Por, fatkeqësishtë kjo nuk e zbehi guximin e komisionerëve për të luajtur me procesin zgjedhor. Mirëpo, këto paisje monitoruese sigurisht do i ndihmojnë organeve të drejtësisë t’i denoj komisionerët në flagrancë.

Ndërhyrja e komisionerëve në vullnetin e popullit e bënë zgjedhjen e kandidatëve plotësishtë të padrejtë, dhe shtrembëron vullnetin e tyre. Sigurisht, në këto raste duhet që komisioneri të përgjigjet penalisht, dhe në rastet kur gjenden prova se ka pas ndikime nga përfaqësuesit politik edhe ata të denohen duke mos anashkaluar edhe gjoba për subjektet politike.

Pra e vetmja mënyrë për të parandaluar “votimin” e kandidatëve nga komisionerët apo keqpërdorimin është të përdoren makineri të numrimit si vlerësues para vendosjes së rezultateve ditore nga komisioneri që ky sistem digjital do të jepte paralajmërime se rezultati i numrimit me dorë nuk përputhet me numrimin digjital, dhe rezultati digjital do të mund të regjistrohej krahas atyre me dorë që të jep një paralajmërim tek KQZ me mundësi të mospërputhjeve.

Edhe kufizimi i kandidatëve do të ishte një zgjidhje e problemit por njëkohësishtë do t’ua mohonte votuesve të zgjedhin preferencat e përfaqsuesve në vetëm tek një kandidat.

Mirëpo, kufizimi i numrit të kandidatëve mund edhe të kufizohet në baza lokale apo regjionale, ku votuesi mund të voton vetëm kandidatët nga vendi i tijë, pra nga komuna ku jeton, nga qyteti apo regjioni. Kjo do të ofronte një përfaqësim real edhe direkt, dhe mund të parandalonte që votuesit e një rajoni të ndikonin në përfaqësimin e tjetrit sepse personat vendor sigurisht se do përfaqësonin në mënyrë më të drejtëpërdrejtë. Si shembull, duke pamundësuar që kandidati me vendbanim në Prishtinë të përfaqësoj atë në Malishevë. Pra në këtë rast edhe kandidatët do të kufizoheshin të garonin sipas vendbanimit të tyre si njëri nga kriteret e kandidimit.

Procesi zgjedhor i Kosovës mund të ndahet edhe sipas regjioneve, që ka 7 regjione, dhe në çdo regjion mund të ndaheshen përfaqësuesit sipas numrit të banorëve në regjione. Kosova i ka 120 deputet total, dhe secili regjion mund të përfaqësohet me rreth 17, por duke zbritur disa deputet për ato regjionet me numër më të vogël të banorëve, dhe duke shtuar atyre me numër më të madh sipas statistikave zyrtare edhe duke konsideruar 20 rezervimet për minoritete sipas popullatës së tyre në regjione. Kjo metod do të krijonte 7 fletvotime të ndryshme, dhe do të decentralizonte përfaqësimin politik. Një formulë për shpërndarjen e numrit të përfaqësuesve (deputetëve) do të ishte sikurse ajo për numrin e asambleistëve nëpër komuna që bazohet në numrin e banorëve apo formula për ndarjet buxhetore që i bëhen komunave për kokë banori. Brenda një regjioni mund të garonin shumë kandidat, por vetëm të parët do të zgjedhëshin.

Dilema do të ishte se Kryeministri do të kishte më pak vota, por kjo nuk ka rëndësi sepse bartësi i listës apo lideri i partisë do ta përfaqësonte tërë subjektin politik.

Edhe zgjedhja e presidentit do të ishte më e lehtë me nënshkrime të caktuara edhe nominime nga deputet që do nominonin së paku 3 persona me kriteret aktuale, dhe do te krijohej një listë e nominuar ku pastaj deputetet do të votonin në dy apo tri radhë deri në zgjedhjen e njërit kandidat.


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *