N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

23:40 23:55

Emisioni Tani

23:40 23:55

Emisioni n'radhë

23:40 23:55


Reagon Ramiz Lladrovci për sulmet ndaj figurave Jashari, Hoti

Shkruar nga më 26 Dhjetor, 2025

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci ka reaguar lidhur me fyerjet edhe sulmet gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithëshme me 28 dhjetor që po manifestohen nëpër rrjete sociale nga partia e tijë. Sipas Kryetarit Lladrovci, kur Demaçi edhe Hoti garuan në radhët e PDK-së ata u prezantuan si persona me vlera atdhetare, por nuk u vlerësuan edhe nuk arritën të zgjedhen deputet në parlament, dhe tani kur Andin Hoti garon për një parti tjetër ai merr komente të paarsyeshme për garen në radhët e partisë LVV. Lladrovci ankohet edhe për sulmet ndaj tijë që i janë bërë nga radhët e PDK-së.

Sot, kur Andin Hoti garon me një tjetër subjekt politik, merr komente negative për angazhim, ndërsa, kur garoi për PDK-në, ai nuk u trajtua si personalitet e profil me vlerë në PDK. Komentet ndaj Andinit, janë të paarsyeshme, ashtu sikur ishin të paarsyeshme komentet ndaj meje në fushatën e vitit 2021 dhe 2025

Poashtu, ai kritikon sulmet që i janë bërë Bakim Jasharit, që i përket familjes Jashari që dhanë shumë për atdheun edhe ishin themeluesit e parë të UÇK-së, nga kandidatë edhe persona të partisë PDK.

Është për habi, kur edhe pas 26 vjetëve dëgjojmë “tregime të padëgjuara” nga njerëz që kërkojnë vota. Kjo nuk flet shumë për histori të pa treguar, por, flet për njerëz që duan poenë politik. Njëjtë e konsideroj të gabuar kur dikush synon t’i mbaj ligjërata Bekim Jasharit për atdhetarizëm. Aq më pak t’i tregojnë histori ata që katër a pesë vjet para Epopesë së UÇK-së nuk e kanë parë Komandantin legjendar.

Lladrovci ceku edhe fyerjet ndaj udhëheqësve të UÇK-së që po mbahen nga Gjykata Speciale, si Thaçi, Krasniqi, dhe Selimi.

Postimi i Kryetarit Lladrovci në rrjetin social: Ramiz Lladrovci


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *