Vërshimet në Drenas, Malishevë, dhe Rahovec
Shkruar nga Arton Berisha më 6 Janar, 2026
Për shkak të gjendjes së rënduar nga vërshimet me të reshura shiu, vendet si Drenasi, Malisheva, dhe Rahovci kanë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike ku nënstacionet e këtyre vendeve janë përmbytur nga uji.
Shpërndarësi energjetik KEDS ka njoftuar se për të parandaluar rreziqet i ka ndërpre furnizimet me energji elektrike në këto qendra deri në përmisimin e situates, ku dhe në njoftimin e tyre ka bashkangjitur pamjet e gjendjes aktuale.
Pika jonë e transmetimit që furnizohet nga Komuna e Drenasit po funksionon me panela Diellor edhe gjenerator gjatë mbrëmjes, por ka pasur çrregullime në furnizim elektrik edhe ne studion tonë në Fushë Kosovë ku ka shkaktuar disa telashe në furnizim elektrik edhe në këtë Komunë.