SHBA shpall luftë tarifore Kanadas
Shkruar nga Arton Berisha më 2 Shkurt, 2025
Presidenti Trump i ka ngritur tarifë ndaj produkteve Kanadeze me 25%, dhe këtu ka përfshirë edhe Meksiken. Mirëpo, tarifen ndaj Kinës e ka zbutur në 10%, kundrejt aleatëve të saj.
Trudeau në anën tjetër me një herë ka vendosur tarifën në produktet e SHBA-së që kapin shumëm 50 miliardëshe, dhe pas 4 shkurtit edhe në produktet që kapin shumëm 150 miliardëshe.
Me këtë veprim, Presidenti Trump efektivisht ka shpallur luftë tarifore aleatit të saj natyral, dhe pritet se kjo do bënë dëme të mëdha Kanadas por do të ndikoj edhe në çmimet e produkteve konsumese në SHBA sepse ky vend importon shumë produkte duke filluar nga karburantët fosile, energjia, dhe produkte industriale sikurse alumini, çeliku, etj.
Kryeministri Kanadez ka shprehur se do të ashpërsoj veprimet tarifore nëse Trump nuk i tërheq ato deri më 4 shkurt, dhe udhëheqësit e provincave kanë deklaruar se do ti marrin masa tjera që janë kompetencë tyre, duke përfshi furnizimin me energji elektrike tek disa kryqendra Amerikane me dhjetra miliona banorë.