Përfundon numrimi i votave, LVV e para
Shkruar nga admin më 4 Mars, 2025
Sipas rezultateve te publikuara nga KQZ, njoftohet se ka përfundurara numrimi i votave me postë, votave në konsullata, dhe votat vendore. Zgjedhjet e mbajtura muajin e kaluar me 9 shkurt, kishin probleme të numrimit, duke filluara në dështimin e sistemit elektronik pas përfundimit të zgjedhjeve duke hedhur dyshime në rezultate.
Zgjedhjet nxorën fituese partinë LVV, dhe kishin rezultate të ndryshme në votat vendore, votat me kusht, dhe votat jashtë vendit përmes postës edhe ato përmes konsullatave. Rezultati i votimit sipas KQZ nxjerr LVV me 40.80% në vota vendore, duke përjashtu votat me kusht edhe votat me nevoja të veçanta, me 80.71% votimet në përfaqësi diplomatike, dhe 50.57 votat me postë. Kurse PDK rënditet e dyta në vota vendore, dhe e treta në vota të diasporës pas LDK-së.
Duhet theksuar se shihet një dallim i madh i votimit nga diaspora me postë edhe atyre në qendra diplomatike me mbi 30% diferencë.