Diaspora sot voton
Shkruar nga admin më 8 Shkurt, 2025
Nëpër vendet e huaja ku Kosova ka përfaqësitë diplomatike nëpër ambasada edhe konsullata, diaspora ka filluar votimin edhe njoftohet se deri më tani kanë votuar mbi 4 mijë votues. Kurse në Amerikën veriore pritet të nisë votimi më vonë për shkak të diferencës mes zonës kohore. Ky votim i tillë është i pari në historinë e zgjedhjeve në Kosovë.
Është duke vazhduar procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës në 19 shtete të ndryshme të botës. Nga 20,324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike, deri në orën 11:00 kanë votuar 4.390 votues apo 21.60%, njofton KQZ (kqz-ks.org).
Në Kosovë të dielen votohet me rreth 1.7 milion votues me të drejtë vote.