N'sfond

Title

Artist


Zgjedhjet 2025

Shkruar nga më 30 Janar, 2025

Më 9 shkurt Kosova mban zgjedhjet e radhës ku garojnë 27 parti politike edhe një i pavarur të shënuara tani në fletvotim. Votimi me postë vetëm se ka filluar një muaj më parë që bëhët krysisht nga shtetasit që jetojnë jashtë vendit me një numer jashtzakonisht të madh të regjistruar nga diaspora. Zgjedhjet kësaj radhe mbahen si të rregullta pas shumë zgjedhjeve të parakohëshme.

Fushata zgjedhore deri më tani ka vazhduar pa incidente, dhe si zakonisht Kosova shquhet si një ndër vendet me zgjedhjet më paqësore apo pa incidente te theksueshme, përkundër faktit se Paneli për ankesa ka shqiptuar disa gjoba për partitë politike. Disa gjoba të shqiptuara nga PZAP janë konsideruar si kontraverse, dhe janë duke u shqyrtuar nga gjykata sipas të drejtës së ankimimit ku edhe presin përgjigjen.

Qytetarët jashtë vendit që kanë votuar me postë ankesen kryesore e kishin me koston e dërgesës, dhe kufizimit të dërgesave grupore në një dergesë postare meqense KQZ me rregullore nuk ka lejuar që fletvotimet të futen me një dërgesë postare, dhe për disa vende 30 ditë nuk mjafton dërgimi i letrave të thjeshta sepse dërgesat mund të zgjasin edhe më shumë deri në 45 ditë.

Disa vende sikurse Shqipëria e ka marr përsipër koston e dërgesës, por KQZ me rregulloren e saj nuk e ka bërë këtë sepse disa parti opozitare kanë qenë kundër lehtësirave të tilla meqense ato dyshojnë se votuesit e diasporës e përkrahin më shumë partinë në pushtet, duke u bazuar në zgjedhjet e parakohëshme të vitit 2021. Lehtësira e vetme ishte qendra të reja të votimit në ambasada apo konsullata të Republikës.

Për informata edhe shërbime të votuesve mund të klikoni linkun e KQZ-së:

Shërbimet për Votuesit

 


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *



Vazhdo leximin