N'sfond

Title

Artist


Ky është snajperisti i “padukshëm” ukrainas, po eliminon ushtarët e Putinit

Shkruar nga më 28 Gusht, 2023

Ushtarët ukrainas janë bërë “arrë e fortë” për trupat pushtuese ruse të Vladimir Putinit.

Ata çdo ditë e më shumë po e dëshmojnë këtë, duke i shkaktuar humbje të mëdha ushtrisë ruse në fushëbetejë.

E një prej aseteve më të çmuara të Kievit janë snajperistët nga radhët e forcave të armatosura të Ukrainës, që po luajnë një rol të rëndësishëm në këtë luftë çlirimtare.

Ata nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës janë angazhuar në çdo cep të këtij vendi – duke arritur të likuidojnë shumë ushtarë rusë.

Një video tregon se si një nga ta ka fituar edhe epitetin e snajperistit të “padukshëm”, për faktin se asnjëherë nuk vërehet nga forcat pushtuese kur është në terren.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin snajperistin ukrainas, i cili në pjesë të ndryshme të Ukrainës ka arritur të vrasë shumë ushtarë rusë.

Në disa raste ata janë ekzekutuar gjatë lëvizjeve të tyre tinëzare gjatë natës – me shpresën se do të arrijnë t’i zënë në gjumë ukrainasit dhe t’i zënë të papërgatitur. /CFM/


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *