Lipjani dhe disa pjesë të Kosovës presin Vitin e Ri në terr
Shkruar nga Arton Berisha më 1 Janar, 2025
Sipas ankesave të qytetarëve në Lipjan edhe në Shtime, disa qytetar kanë festuar edhe pritur Vitin e Ri në terr. KEDS, që është përgjegjës për furnzim me energji elektrike edhe shpërndarje, kohëve të fundit ka bërë thirrje tek qytetarët për ulje të konsumit pasi si thonë ata rrjeti i tyre ka ngarkesë të madhe edhe nuk mund të përballoj. Në anën tjetër KOSTT, KEK edhe Ministria thonë se nuk ka mungesë të energjisë elektrike në Kosovë, por ia vënë gishtin KEDS në rritjen e kapaciteteve.
Si duket, KEDS edhe Ministria Ekonomisë nuk kanë bërë llogaritje të kapacitetve për shtimin e numrit të madh për ngrohjet nga pompat termike, thonë disa njohës të energjetikës. Një numër i madh i qytetarëve kanë shfrytëzuar thirrjet e subvencioneve nga Ministria Ekonomisë për instalim të pompave elektrike për të zvogëluar ndotjen e ajërit nga lëndëdjegja edhe shfrytëzimi i pumpova me efiçencë të lartë. Por, KEDS nuk ka investuar mjaftueshëm për rritjen e kapaciteteve për këtë plan të Ministrisë apo nuk janë dakorduar planet mes tyre për investime të tilla në përballimin e ngarkesave të rrjetit të shpërndarjes elektrike për pompa termike.
Sidoqoftë, Topliqani i ri në Lipjan tani qëndron më shumë se 24 orë në terr, dhe sigurisht këto pompat elektrike nuk do mund të ofrojnë ngrohje por vetëm terrin.
Ne kemi kontaktuar me KEDS për të marr përgjigje lidhur me shkaqet e një mungese kaq të gjatë të kësaj lagje në Lipjan, dhe poashtu Ministria Ekonmisë edhe ZRRE është bërë me dije lidhur me mungesen e shërbimit, por presim përgjigjen e tyre.