Osmani: Kujtimi për Fehmi e Xhevë Lladrovcin qoftë i përhershëm
Written by Luljeta Krasniqi on 22 Shtator, 2023
Fehmi e Xhevë Lladrovcin, në 25 vjetorin e rënies, i ka përkujtuar presidentja Vjosa Osmani.
Osmani ka theksuar se Fehmi e Xhevë Lladrovci, e përmbyllën bashkërisht rrugëtimin e tyre jetësor e patriotik.
“Përkushtimi i tyre i palëkundur për lirinë i bëri që ata të jenë stoikë, të guximshëm e këmbëngulës. Si të tillë u përjetësuan, duke u bërë personifikim i vetmohimit për lirinë e vendit. Xheva dhe Fehmiu u përballën me vendosmëri të palëkundur për idealin e brezave, ëndrrën për liri e shtet“.
Tutje Osmani, ka shkruar se ata na kujtojnë përherë rrugën e zorshme deri te liria dhe përkushtimin që duhet pasur për ta mirëmbajtur lirinë dhe për ta forcuar edhe më tej Republikën për të cilën ranë.
““Xheva dhe Fehmiu u përballën me vendosmëri të palëkundur për idealin e brezave, ëndrrën për liri e shtet. Ata na kujtojnë përherë rrugën e zorshme deri te liria dhe përkushtimin që duhet pasur për ta mirëmbajtur lirinë dhe për ta forcuar edhe më tej Republikën për të cilën ranë! Kujtimi për ta qoftë i përhershëm!”, ka shtuar Osmani, përcjell/CFM/.