N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

Emisioni Tani

Emisioni n'radhë


Sot ditë zie në Kosovë në nderim të policit Afrim Bunjaku

Shkruar nga më 25 Shtator, 2023

Në nderim të policit Afrim Bunjaku, që u vra në orët e para të mëngjesit të së dielës në veri, presidentja Vjosa Osmani e ka shpallur të hënën ditë zie shtetërore.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit. Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin nga Presidenca./CFM/


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *