N'sfond

Title

Artist


Zjarr i madh në Çiovo, arrestohen edhe disa nga shtetasit shqiptarë

Shkruar nga më 28 Korrik, 2023

Në rrjetet sociale është shfaqur një video që tregon fillimin e zjarrit të madh në Çiovo, i cili dogji 450 hektarë tokë.

Policia kroate ka arrestuar dy persona gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot ka thënë se janë punëtorë të huaj.

Siç shkruan Slobodna Dalmacija, të lidhur me zjarrin janë dy shtetas shqiptarë që kanë leje pune dhe ndodhen legalisht në Kroaci.

Shtetasit shqiptarë po kryejnë punime ndërtimore në një shtëpi private.

Personat e arrestuar gjenden në stacionin policor dhe ndaj tyre po kryhen hetime penale.

Hetimet e deritanishme kanë konstatuar se zjarri ka rënë në afërsi të shtëpisë ku ata po punonin, ndërsa shkaktarët do të përcaktohen pas hetimeve të mëtejshme. /CFM/


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *