Thomas Meunier ka vendosur të largohet nga Borussia Dortmund gjatë afatit kalimtar veror.
Mbrojtësi i djathtë belg ka tre vjet që është pjesë e klubit gjerman dhe dëshiron të ndryshojë ambient.
Juventusi ka bërë përpjekje për të nënshkruar me të, por belgu nuk është i gatshëm të transferohet në Itali.
Zonja e Vjetër po e sheh reprezentuesin belg si idealin për ta zëvendësuar Juan Cuadradon e larguar në drejtim të Interit.
Megjithatë Meunier e ka refuzuar kalimin në ‘Allianz Stadium’, pasi dëshira e tij është të transferohet te Barcelona dhe është në pritje të katalunasve.
31-vjeçari ka edhe 12 muaj kontratë me Dortmundin dhe po pret nëse Barça do të bëjë një ofertë për të.
Interesim për Meunier kanë shprehur edhe skuadra të tjera si Milan, Aston Villa dhe ish-skuadra e tij Club Brugge. /CFM/