N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

Emisioni Tani

Emisioni n'radhë


316 rekrutë të rinj po trajnohen për t’i shërbyer atdheut

Shkruar nga më 27 Korrik, 2023

Ministri Mbrojtjes Armend Mehaj sot me bashkëpunëtorë ka vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes ku aktualisht po ndjekin trajnimin bazik 316 rekrutët e rinj. 

Mehaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në komandë ai është pritur nga Komandanti Gjeneral brigade Jeton Dreshaj, nga i cili është njoftuar me programin e stërvitjes, kushtet dhe përkushtimin e lartë që kanë rekrutët e rinj.

“Është nder dhe krenari teksa sheh gjenerata të reja duke u trajnuar për t’i shërbyer atdheut”, ka thënë Mehaj. /CFM

Postimi i plotë i ministrit Mehaj: 

Ministri Mbrojtjes Armend Mehaj sot ka vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj
Ministri Mbrojtjes Armend Mehaj sot me bashkëpunëtorë ka vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes ku aktualisht po ndjekin trajnimin bazik 316 rekrutët e rinj.
Në KDS ministri Mehaj është pritur nga Komandanti Gjeneral brigade Jeton Dreshaj, nga i cili është njoftuar me programin e stërvitjes, kushtet dhe përkushtimin e lartë që kanë rekrutët e rinj.
Me këtë rast ministri Mehaj është shprehur se: “Është nder dhe krenari teksa sheh gjenerata të reja duke u trajnuar për t’i shërbyer atdheut”.
/CFM

Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *