N'sfond

Title

Artist


Përse disa njerëz na ngrenë nervat? Sipas psikologëve, kjo është arsyeja…

Shkruar nga më 18 Korrik, 2023

Çfarë ndodh kur disa njerëz na ngrenë nervat?

Psikologët e thonë si më poshtë:

Mund të ndodhë në takimin e parë ose jo – ndonjëherë mjafton të vëzhgojmë një person nga larg dhe gjithçka nga lëvizja, e qeshura deri te mënyra e të shprehurit na bën nervoz.

Në fakt, nuk mjafton as një takim për t’ju bërë të ndiheni të irrituar dhe të zemëruar – sepse mund të ndodhë edhe kur thjesht lexoni mesazhin e dikujt.

Psikologët thonë se ekziston një arsye e veçantë (e cila, natyrisht, nuk është e vetmja), dhe ndoshta nuk do t’ju pëlqejë përgjigjja – shpesh arsyeja është në të vërtetë te ne.

Në shumë raste, ne i projektojmë problemet tona, emocionet negative ose konfliktet e brendshme te një person tjetër, andaj kjo na acaron më shumë sesa është realisht e nevojshme.

Për shkak të konflikteve të brendshme të pazgjidhura, ne çlirojmë frustrimet. Ose ne njohim karakteristikat tona në atë person – të cilat nuk na pëlqejnë dhe nuk duam t’i pranojmë, madje na vjen turp.

Reagime të tilla zakonisht nuk janë me qëllim të keq, por një mekanizëm mbrojtës. Në mënyrë të pandërgjegjshme mbrohemi nga përballja me veten, sepse mund të mos jemi gati për një përballje të tillë.

Por kur i pranoni këto përgjigje të pavetëdijshme, mund t’ju ndihmojë të paraqiteni më mirë. Ne e dimë se shtypja e emocioneve ose mohimi i tyre është vetëm një zgjidhje e përkohshme.

Herën tjetër që dikush ju frustron kaq shumë dhe ju ngre nervat pa arsye, dëgjoni veten dhe pyesni se çfarë ju shqetëson vërtet. Përgjigja, thonë ekspertët, shpesh qëndron brenda nesh. /CFM/

 

 


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *