Pse vendet urbane mbajnë të nxehtë edhe gjatë natës
Written by Arton Berisha on 18 Korrik, 2023
Në vendet rurale zakonisht pasi ikë dielli temperaturat fillojnë të bien më shpejtë sesa në vendet urbane të cilat janë të ndërtuara me ndërtesa të larta.
Sipas ekspertëve, kjo dukuri shpjegohet me materialin ndërtimor që akumulon të nxehtë. Betoni është i njohur me tipare akumuluese ku gjatë ditës ngrohet, dhe pastaj gjatë natës rrezaton të ngrohtit e akumuluar edhe kështë vendet urbane vuajn nga fenomeni i të nxehtit urban apo si njihet nga bota shkencore si “ishulli i nxehtësisë urbane”.
Vendet urbane në Kosovë vuajn nga ambienti natyral me gjelbërime pasi që shumica e hapësirës urbane si në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe venda tjera janë krysisht të betonuara gjithandej.