Policia në Pejë kërkon ndihmën e qytetarëve për këtë person të dyshuar që shkaktoi lëndim të rëndë trupor
Written by Mentor Hajrizi on 13 Korrik, 2023
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me autorizimin e Prokurorisë Themelore nё Pejё, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e të dyshuarit.
I dyshuari është i kërkuar për veprën penale “Lёndim i rёndё trupor”.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, e-mail adresa: info@kosovopolice.com. /CFM/