N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

Traffic Report

06:30 08:00

Emisioni Tani

Traffic Report

06:30 08:00

Emisioni n'radhë

Traffic Report

06:30 08:00


Muaj: Gusht 2023

Faqe: 10

Deontay Wilder përfundoi punë shpejt me kundërshtarin e ardhshëm të Anthony Joshua, Robert Helenius, kur dyshja u përplasën në vitin 2022, por ai u ndje tmerrshëm pas kësaj. Të dy luftëtarët u takuan në Qendrën Barclays në Brooklyn dhe Bronze Bomber arriti nokaut qysh në raundin e parë. ‘The Nordic Nightmare’ u përpoq ta fiksonte […]

Të martën, Armend Mehaj, ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Mbrojtjes. Qeveria ka bërë të ditur se Mehaj ka kërkuar lirim nga detyra për shkak të sëmundjes së gruas së tij. Zëdhënësi Përparim Kryeziu, ka thënë se gruaja e Mehajt është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë, për çka i duhet tretman dhe […]

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, gjatë një interviste në një emision, ka folur për projektin në magjistralen Prishtinë-Podujevë si dhe për projektin e lënë pas dore për vite me radhë Prishtinë-Mitrovicë. Durmishi tha se magjistralja Prishtinë-Podujevë, është projekti i parë të cilin e kanë marr nga fillimi i qeverisjes së tyre. Tutje ai theksoi se […]

Këngëtarja e njohur, Kida ,po vjen me një bashkëpunim të ri. Në një postim në Instagram, Kida ka njoftuar se është gati dueti me dy artistët MC Kresha & Lyrical Son , përcjell CFM.   Kujtojmë që ky do të jetë bashkëpunimi i dytë Kidës me Lyrical Son dhe me Mc Kreshën. Pas bashkëpunimit “Rikthejmë […]

Artistja e njohur shqiptare , Rita Ora, ka publikuar klipin e saj më të ri, “You & I”. Klipi i këngës “You & I ” është shoqëruar me pamjet e dasmës së artistes, e cila shtë mbajtur vitin e kaluar në Los Angeles, përcjell CFM.   Kujtojmë se kënga është pjesë e albumit të saj […]

Artisti i njohur, 2 Ton ,ka publikuar  projektin e ri muzikor. “Dashni e jona”  mban titullin kënga, përcjell CFM. Teksti dhe melodia është realizuar nga 2 Ton me ‘beat’ nga Nego./CFM/  

Që kur u betuan në nëntor të vitit të kaluar, dhjetë deputetët e rinj serbë kanë marrë pjesë vetëm edhe në një seancë tjetër në muajin prill. Mungesa e deputetëve në gjashtë muaj sipas Kushtetutës rrezikon humbjen e mandatit të tyre. Kjo seancë i kushtoi buxhetit mbi 125 mijë euro. Nëntë kandidatët nga Lista Serbe […]

“Telekom Serbia” njoftoi se ka pranuar vendimin e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) të Qeverisë së Kosovës, se kompanisë MTS d.o.o. i është hequr licenca e biznesit për shkak se “një anëtar i menaxhmentit të kompanisë ka pasaportë të lëshuar nga Republika e Serbisë”. Megjithatë, më 1 gusht, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë […]

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka konfirmuar se në tregun e Kosovës nuk ka çipsa nga prodhuesi serb, të cilët përmbajnë substanca kancerogjene. Inspektorati Shtetëror i Kroacisë ka njoftuar sot se janë zbuluar substanca kancerogjene në disa produkte ushqimore serbe. Gjatë ditës, në kufirin Kroaci-Serbi, një nivel i lartë i akrilamidit kancerogjen është gjetur […]

Gjykata Themelore në Ferizaj ka marrë vendim që ta dënojë me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, për vrasjen e Marigona Osmanit.  I dyshuari tjetër, ndërkaq, Arbër Sejdiu, është dënuar me 15 vjet burg. Marigona Osmani u vra kur ishte vetëm 18-vjeçare. Vendimi është marrë sot, raportojnë portalet në vend. /CFM/