N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

17:00 21:00

Emisioni Tani

17:00 21:00

Emisioni n'radhë

23:58 24:00


Nesër do të fillojë stina e vjeshtës meteorologjike, e dinit?

Shkruar nga më 31 Gusht, 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se të premten e 1 shtatorit nis stina e vjeshtës meteorologjike.

Besim Aliu nga ky institucion ka njoftuar se nuk parashikohen ndryshime të mëdha në elementet dhe dukuritë meteorologjike.

Sipas tij, ato parashihen të jenë pothuajse konstante për një periudhë dekadëshe me ditën e sotme (31.08.2023).

“Kjo verë e cila po numëron edhe 23 ditë ishte shumë e nxehtë, me shumë ditë me temperatura rekorde, me periudha të gjata kohore, gjë që ka ndikuar dukshëm në rritjen e amplitudave termike mujore”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Zyrtari i IHMK-së ka shtuar se Kosova nuk qëndron keq me reshje mesatare, derisa ka theksuar “se po vërehen disa anomali në shtrirjen e tyre në aspektin hapësinor”.

Njoftimin e plotë të zyrtarit të IHMK-së, mund ta lexoni në ilustrimin e dhënë më poshtë. /CFM/


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *