N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

Emisioni Tani

Emisioni n'radhë


Greqi, një shqiptar qëllohet me plumb në kokë

Shkruar nga më 29 Gusht, 2023

Një shqiptar është plagosur me një plumb në kokë në zonën e Menidi në Greqi. Ai është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja nisi ditën e shtunë, ku shqiptari fillimisht është përplasur verbalisht me një tregtar, i cili e goditi atë me grusht në fytyrë.

Dy ditë më vonë shqiptari është rikthyer për të sqaruar sherrin me grekun, por pasi janë konfliktuar sërish, shqiptari ka plagosur me plumb në këmbë një person.

Gjatë tentativës për t’u larguar, ai është përleshur me një tjetër person që ndodhej në vendngjarje, ku si pasojë është rrëzuar në tokë dhe i ka rënë arma nga duart.

Më pas raportohet se personi më të cilin është konfliktuar ka marrë armën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë. Ky i fundit ndodhet në spital në gjendje kritike, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /CFM/

 

 

 


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *