N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

Traffic Report

06:30 08:00

Emisioni Tani

Traffic Report

06:30 08:00

Emisioni n'radhë


Autor: Mentor Hajrizi

Faqe: 14

Kryeminsitri Albin Kurti, po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që po mbahet në Greqi. Gjatë këtij simpozumi, Kurti ka takuar edhe të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Siç njofton kryeministri në Twitter, me Lajçakun është biseduar për uljen e tensioneve dhe normalizimin […]

Gërmimet e filluara në fshatin Vidimiriq të Mitrovicës së Veriut rezultuan me gjetjen e mbetjeve mortore të tre trupave. Dyshimet janë që ata trupa u takojnë shqiptarëve të cilët kanë përfunduar aty gjatë luftës si pasojë e krimeve nga forcat serbe. Prandaj me ato gjetje po merret intensivisht Instituti i Mjekësisë Ligjore. Valon Hyseni nga […]

Robert “⁠RobbaN” Dahlström ka njoftuar vendimin e tij për të lënë rolin e trajnerit, duke i dhënë fund qëndrimit të tij tek ekipi FaZe. Veterani ngacmoi se e ardhmja e tij do të mbetet në Counter-Strike pasi tha se ishte koha për të kaluar në sfidën tjetër. “Pas shumë vitesh stërvitje, kam vendosur se është […]

Heqja e masave ndëshkuese që Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës do të varet nga zbatimi i obligimeve që ka marrë Prishtina dhe hapat e tjerë që priten nga autoritetet në Kosovë për vazhdimin e përpjekjeve për të ulur tensionet në veri, thanë burimet diplomatike. Sipas këtyre burimeve, këto hapa që po ndërmerr Kosova “janë […]

Një person është arrestuar mëngjesin e kësaj të premteje nga hetuesit e stacionit policor Jugu, si i dyshuar për kanosje. Policia njofton se i njëjti dyshohet se rreth orës 10:30 ka kanosur një person zyrtar gjatë kryerjes së detyrës. ʺHetuesit policorë të stacionit policor Jugu, kanë arrestuar një person të dyshuar për një rast kanosjeje. […]

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në një mbledhje të mbajtur sot ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike me theks të veçantë, siç thuhet, mbi skandalet e fundit të partisë në pushtet. Në komunikatën e kësaj partie thuhet se Lidhja Demokratike e Kosovës dënon edhe njëherë pamjet e shëmtuara të dhunës në Kuvendin e […]

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka reaguar pas rrahjes që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës. Hovenier ka shkruar se është për të ardhur keq të shohësh atë që ka ndodhur sot. Ai ka shtuar se përdorimi i dhunës nuk është mjet për t’i shprehur mospajtimet. “Është për të ardhur keq të shoh se çfarë ka […]

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, ka reaguar në rrjetin social Facebook, e cila, siç raporton Capital FM, është shprehur se policia është duke arrestuar banditët dhe të gjithë ata që ndihmuan të shkaktohej dhuna fizike në Kuvendin e Kosovës. Reagimi i plotë i Haxhiut: Sulmet e organizuara ndaj Qeverisë së Kosovës sot u manifestuan edhe […]

Pas përdorimit të dhunës në Kuvend, raporton Capital FM, ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani. Ajo tha se përdorimi i dhunës fizike është dëmi më i madh që mund t’u bëhet institucioneve tona. Reagimi i plotë i Presidentes: Përdorimi i dhunës fizike si mjet për t’i adresuar pakënaqësitë, dallimet apo mosmarrëveshjet politike është dëmi më […]

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, bashkë me deputeten Eliza Hoxha, janë deklaruar për media pas ngjarjeve të sotme në Kuvend. Deputetja Hoxha thotë se ngjarja e sotme ishte e pazakontë. Ajo thotë se ata u dhunuan në Kuvend. “Erdhëm në Kuvend për të kryer punën e zakonshme, për të kërkuar përgjigje për skandalin e ditëve […]