Ambasadori amerikan reagon për dhunën fizike në Kuvend: Përdorimi i dhunës nuk është kurrë një mjet i pranueshëm për t’i shprehur mospajtimet
Written by Mentor Hajrizi on 13 Korrik, 2023
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka reaguar pas rrahjes që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës.
Hovenier ka shkruar se është për të ardhur keq të shohësh atë që ka ndodhur sot.
Ai ka shtuar se përdorimi i dhunës nuk është mjet për t’i shprehur mospajtimet.
“Është për të ardhur keq të shoh se çfarë ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës. Do të doja të mos kisha nevojë ta thosha këtë: përdorimi i dhunës nuk është kurrë një mjet i pranueshëm për t’i shprehur mospajtimet.
Në çdo demokraci shpesh ka dallime të forta. Por dallimet duhet të zgjidhen përmes diskursit – një qëllim themelor i çdo legjislativi të demokracisë”, ka shkruar Hovenier.
Reagimi i plotë:
Unfortunate to see what happened in Kosovo’s National Assembly today. I wish I didn’t have to say this: resorting to violence is never an acceptable means to express disagreement. In any democracy there are often strongly held differences. But differences should be resolved through discourse – a fundamental purpose of any democracy’s legislature.
/CFM/