N'sfond

Title

Artist


Gërmimet në Vidimiriq rezultojnë me gjetjen e mbetjeve mortore të tre trupave

Shkruar nga më 14 Korrik, 2023

Gërmimet e filluara në fshatin Vidimiriq të Mitrovicës së Veriut rezultuan me gjetjen e mbetjeve mortore të tre trupave.

Dyshimet janë që ata trupa u takojnë shqiptarëve të cilët kanë përfunduar aty gjatë luftës si pasojë e krimeve nga forcat serbe.

Prandaj me ato gjetje po merret intensivisht Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Valon Hyseni nga ky institut tregon se identifikimi i trupave mund të marrë disa muaj kohë.

“Prej momentit që merren mostrat që procedohen për analizë të ADN-së dhe tek rezultatet i merr tre deri në gjashtë muaj”, thotë Hyseni.

Deri tani, Hyseni tregon që është bërë pastrimi i mbetjeve mortore dhe se veprimet tjera pastaj vijnë me radhë.

“Së pari bëhet pastrimi i mbetjeve mortore, të cilat veç janë bërë. Pastaj bëhet përcaktimi i gjinisë, mosha dhe gjatësia trupore dhe merren mostrat për analizë të AND-së”, shton ai për njërin nga televizionet në vend.

Kërkimet do të vazhdojnë edhe në Kamenicë, Podujevë, dhe në fshatin Bizhtazhin të Gjakovës./CFM/


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *