N'sfond

Title

Artist


LVV dyshon në manipulim me votat me postë

Shkruar nga më 8 Mars, 2025

KQZ ka njoftuar se nuk mund të bëjë certifikimin e votave për shkak të tri ankesave që ka bërë partia LVV në PZAP, dhe njoftohet se në njëren ankesë ky subjekt kërkon përsëritjen e votimit me postë pasi që dyshohet se ka pasur manipulime me procesin e votimit nga LDK.

LVV nga votat e diasporës në përfaqësitë diplomatike kishte marr rreth 81%, kurse përmes postës i kishte marr vetëm 52%. Ky rezultat përbënë një dallim të madh të votave rreth 30% nga i njejti grup votues nga diaspora, por edhe dallimi i rënditjes mes partive PDK edhe LDK ku kjo e fundit shënoi rritje prej 23.25% nga votat me postë përkundër votave përmes qendrave diplomatike që kishte një rezultat tejet të dobët me vetëm 7.30%, gjë që përbënë dyshime për manipulim.

Në një deklaratë, LDK lidhur me akuzat është arsyetuar se rezultati i tyre shumë pozitiv i votave përmes postes është punë e përkrahjes edhe aktivistëve të saj nga diaspora.

Deri më tani LVV nuk ka dhënë asnjë reagim apo deklaratë publike edhe pse kjo parti është kontaktuar nga redaksia jonë lidhur me dyshimet për manipulim që i kanë shprehur edhe disa qytetar nga diaspora.


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *



Vazhdo leximin