N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

23:40 23:55

Emisioni Tani

23:40 23:55

Emisioni n'radhë

23:40 23:55


Pas shpalljes përfundimtare të rezultateve, KQZ pritet të certifikoi ato

Shkruar nga më 16 Mars, 2025

Me shpalljen përfundimtare të rezultateve zgjedhore të 9 shkurtit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të bëjë hapin e fundit të çertifikimit të tyre pas më shumë se 1 muaj kur u mbajtën zgjedhjet e rregullta.

Rezultati nxori fitues LVV me 42.30%, PDK 20.95, LDK 18.27, AAK 7.06%, dhe Lista Serbe 4.26%. Vlen të theksohet se Lista Serbe ka humbur një ulëse, dhe partia e Nenad Rashiq NDS ka fituar një.

Procesi zgjedhor është ballafaquar me shumë probleme teknike, por edhe me vjedhje të votave. Vjedhja e votave ndërpartiake në LDK është vërtetuar me rinumrimin e tyre të urdhëruar nga PZAP pas ankeses së një kandidateje nga LDK, por dyeshohet se mund të ketë vjedhje të tjera të këtij lloji sipas rinumrimit të fundit në Vushtrri.

Vjedhje të votave dyshohet se ka pasur edhe mes partive ku LVV në ankesen e saj në PZAP ka akuzuar partinë LDK për vjedhje masive të votave përmes postës, por PZAP nuk e ka shqyrtuar atë sepse e ka konsideruar si ankesë të pasafatëshme. Kurse Prokuroria e Shtetit nuk ka njoftuar nëse ka hetuar këto pretendime të fituesit të zgjedhjeve.

KQZ në shpalljen e rezultateve e ka pranuar se ka pasur lëshime, por është arsyetuar në ndryshimet e ligjit për zgjedhje që i ka lejuar votuesve zgjedhjen e më shumë se 5 kandidatëve në 10 duke e komplikuar numrimin. Ata poashtu u ankuan për sistemin elektronik zgjedhor me shumë defekte. Mirëpo, vëzhguesit zgjedhor e quajnë punën si një dështim sepse sipas tyre KQZ ka pasur obligim për testimin e sistemit, dhe se kishte mjaft kohë për përgaditje që para 4 viteve kur janë mbajtur zgjedhjet e fundit në nivel vendi.


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *