N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

Emisioni Tani

Emisioni n'radhë


Prokuroria fillon hetimet e votave me postë

Shkruar nga më 26 Mars, 2025

Pretendimet e partisë LVV për vjedhje industriale të votave nga LDK, tek tani kanë filluar të hetohen nga Prokuroria Themelore prej kur para disa dite kjo parti i kishte parashtruar ankesë në organin e drejtësisë. Prokuroria ka njoftuar se Policisë i është dhënë autorizimi për hetim të pretendimit edhe grumbullim të fakteve.

Ndërsa sot Gjykata Supreme e ka vërtetuar vendimin e PZAP-së se ankesa e LVV nuk ka fakte të bazuara apo hetime lidhur me pretendimet e tyre duke e shpallur ankesen si të pabazuar. LVV këtë vendim e ka konsideruar politik, dhe se ka shtuar se ka dëshmi nga burime të brendshme në Supreme nga procesi i vendimmarrjes se gjyqëtarët kanë folur për arsytime politike edhe jo juridike apo faktet që janë parashtruar. Ata nuk kanë bërë të ditur burimin e tyre informatik të brendshëm mes gjyqtarëve apo punonjësve në Gjykatën Supreme.

Në një njoftim për media, LVV ka bërë të ditur se ndaj vendimit të Gjykatës Supreme do të parashtroj ankesë në organin më të lartë gjyqësor në Gjykaten Kushtetuese.

Sipas ankesës së LVV, vjedhja e votave nga LDK ka ndodhur me votime në emër të bashkatdhetarëve që nuk janë regjistruar për votim edhe atyre që nuk kanë pasur mundësi të votojnë pas regjistrimit për shkaqe të ndryshme. Nga LVV thonë se fakti i regjistrimit nga një email adresë, nga një numër telefoni, nga një ngjyrë e mbushur në fletvotime edhe ngjasime në dorëshkrim të shenjes për votën, sipas tyre bënë dyshim të bazuar për vjedhje industriale me votat të dërguar me postë.

 


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *