N'sfond

Title

Artist


Diskutohet për situatën e sigurisë në vend

Shkruar nga më 21 Gusht, 2023

Ministri i ri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.

Duke diskutuar për situatën e sigurisë në vend, të dy kanë theksuar vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, në kuadër të mandateve që kanë.

Në njoftim është bërë nga Ministria e Mbrojtjes bëhet e ditur se Maqedonci e ka njoftuar komandantin e KFOR-it lidhur me proceset aktuale si dhe për synimet për integrim në organizatat euroatlantike.

“Ndër tjerash, në këtë takim u bisedua lidhur me situatën e sigurisë në vend, ku të dy bashkëbiseduesit e theksuan se bashkëpunimi i ngushtë mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me KFOR-in do të vazhdojë edhe më tej në kuadër të mandateve që kanë, në shërbim të sigurisë së gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /CFM/


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *