N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

Emisioni Tani


Ushtarët amerikanë do të bëjnë stërvitje ajrore në Polac të Mitrovicës Jugore

Shkruar nga më 21 Gusht, 2023

Në ditët në vijim, kontingjenti amerikan i caktuar në Komandën Rajonale të KFOR-it në Lindje do të zhvillojë një aktivitet ajror në një fushë të hapur afër Polacit në Mitrovicë Jugore.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se me këtë rast do të mbyllet qarkullimi ngjitur me zonën e stërvitjes.

Aktiviteti i kërcimit me linjë statike do të përfshijë parashutistët nga “Garda Kombëtare e SHBA” dhe helikopterët amerikanë nga aviacioni i Task Forcës Bondsteel në mënyrë që të ruajnë aftësitë specifike referuar njësive ajrore.

“Për shkak të sigurisë, qarkullimi në rrugën ngjitur me zonën e stërvitjes parashikohet të mbyllet periodikisht gjatë gjithë aktivitetit stërvitor”, thuhet në komunikatë. /CFM/

 


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *