Current track

Title

Artist

Current show

Current show

Upcoming show


Abbott: Kam pasur nderin të mësoja në gjuhën shqipe, letërsia shqipe ofron një dritare në shpirtin e një kombi

Written by on 14 Gusht, 2023

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ka marrë pjesë në hapjen e Seminarit të 41-të për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare.

Ai thotë se ka pasur nderin të mësonte në gjuhën shqipe.

“Pasi kam pasur nderin të mësoj gjuhën shqipe, ishte kënaqësi të marr pjesë në hapjen e Seminarit të 41-të për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare. Gjatë fjalimit tim theksova se:

“Letërsia shqipe, me rrënjët e saj të thella në folklor, poezi dhe prozë, ofron një dritare në shpirtin e një kombi”, thotë ai në postimin  e bërë në Facebook.

Tutje, ai ka shtuar se veprat e Ismail Kadaresë, Naim Frashërit e shumë të tjerëve, jo vetëm kanë kontribuar në letërsinë botërore, por kanë shërbyer edhe si një urë lidhëse mes kulturave.”

Postimi i plotë i Ambasadorit:

Pasi kam pasur nderin të mësoj gjuhën shqipe, ishte kënaqësi të marr pjesë në hapjen e Seminarit të 41-të për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare. Gjatë fjalimit tim theksova se:
“Letërsia shqipe, me rrënjët e saj të thella në folklor, poezi dhe prozë, ofron një dritare në shpirtin e një kombi. Veprat e Ismail Kadaresë, Naim Frashërit e shumë të tjerëve, jo vetëm kanë kontribuar në letërsinë botërore, por kanë shërbyer edhe si një urë lidhëse mes kulturave.” /CFM/

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *