N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

Emisioni Tani

Emisioni n'radhë


Tetë persona lëndohen në një aksident në Malishevë

Shkruar nga më 14 Gusht, 2023

Tetë qytetarë kanë pësuar lëndime nga një aksident i ndodhur në mes të dy veturave, mesditën e së hënës në Fshatin Tërpezë e Poshtme në Malishevë.

Lajmi është konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se rasti po hetohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

“Rreth orës 11:30 është raportuar aksident trafiku në fshatin Tërpezë e Poshtme-Malishevë (rruga Malishevë-Arllat). Të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete dhe për pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, tetë persona kanë pësuar lëndime. Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë Elezaj. /CFM/


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *