N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

92.1 Capital FM

00:00 07:30

Emisioni Tani

92.1 Capital FM

00:00 07:30

Emisioni n'radhë

Traffic Report

06:30 08:00


OVL-UÇK-ja: Do ta bllokojmë punën e Kuvendit

Shkruar nga më 18 Korrik, 2023

Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, thanë se do t’i shikojnë të gjitha rrugët ligjore që ta parandalojnë hyrjen në fuqi të Ligjit për pagën minimale.

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, tha se do të mbajnë protesta që ta bllokojnë punën e parlamentit të Kosovës.

Sipas tij, para presidentes i parashtruan kërkesat e tyre dhe siç tha Jashari presin nga Osmani që mos ta dekretojë ligjin.

“I dini qëndrimet e OVL e UÇK-së..Qëndrimi i përbashkët i joni është që të mbajmë protestë të bllokojmë tutje punët e parlamentit. I thamë çfarë kishim për t’ thënë presidentes dhe i bëmë kërkesë që mos ta nënshkruaj një ligj të tillë i cili i diskriminon veteranët e luftës. Besoj që edhe në përputhje me ligjet për këto kategori ka plotë shkelje dhe ne i thamë që do t’i shfrytëzojmë të gjitha kompetencat si dhe do të bllokojmë punën e kuvendit. …Këtu u shkel dinjiteti i kësaj kategorie….”, ka thënë Jashari.

Ai po ashtu tha se: “Kërkesa jonë ishte që Osmani mos të dekretojë dhe mos të nënshkruaj ligjin. Presidentja ka kabinetin e saj dhe paanshëm kanë me i pa të gjitha ato. Nëse e nënshkruan një ligj ‘do i vendosësh vetes një notë të keqe’ ”, ka thënë Jashari.

Tutje ai potencoi se: “do të vazhdojmë dhe me rrugë ligjore e me protesta për të parandaluar këtë padrejtësi”.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së kryetari të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku bëri të ditur se protesta kundër Ligjit për pagën minimale do të mbahet më 26 korrik.

“E kemi paralajmëruar që më 26 do të kemi protestë atë ditë që do të mbahet seanca”, ka thënë Klinaku. /CFM/

 


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *