Gjermania akuzon shtetin rus se po sulmon me raketa njerëzit e uritur në mbarë botën
Shkruar nga Mentor Hajrizi më 18 Korrik, 2023
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë ka akuzuar shtetin rus se në mënyrë figurative ka gjuajtur raketa ndaj njerëzve të uritur në mbarë botën duke sulmuar portin ukrainas të Odesës.
Rusia lëshoi një valë dronësh dhe raketash në portet e Detit të Zi gjatë natës, nga të cilat sasi të mëdha drithi eksportohen në tregjet botërore, raporton Skynews, përcjell Capital FM.
Sulmet erdhën disa orë pasi u rrëzua marrëveshja e drithit në Detin e Zi, me Rusinë që u tërhoq nga marrëveshja për të siguruar një korridor të sigurt për eksportet e grurit ukrainas në mesnatë.
Ukraina eksportoi rreth 33 milionë tonë misër, grurë dhe drithëra të tjera në kuadër të marrëveshjes, shumica e të cilave shkuan në vendet që luftonin me krizat e urisë.
Rusia i ka përshkruar sulmet e saj si hakmarrje për ato të nisura nga Kievi.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /CFM/