Current track

Title

Artist


Kurti: Nuk mund të bëhen zgjedhje të parakohshme jashtë ligjit

Written by on 22 Qershor, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në Bruksel, ka thënë se janë të hapur për zgjedhje të parakohshme në veri të vendit.

Kurti ka thënë se ato do të mbahen vetëm sipas ligjeve të Kosovës, ku qytetarët duhet të nënshkruajnë peticion nëse duan t’ia përfundojnë mandatin kryetarit të tyre.

Ndërkaq po, zgjedhje të parakohshme po, pa dyshim, jemi të hapur. Vetëm se zgjedhjet e parakohshme duhet të kenë zgjidhje ligjore, nuk mund të bëhen zgjedhje të parakohshme jashtë ligjit. Se nuk mund të bëhen jashtë ligjit. Siç e parasheh ligji me nënshkrim të peticionit nga qytetarët që duan t’ia përfundojnë mandatin kryetarit të komunës së tyre, kjo është brenda ligjit dhe është e mundshme në Kosovë.

/CFM/


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *