N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

Emisioni Tani

Emisioni n'radhë

RITME RINORE

13:30 14:00


Çmimi i naftës dhe i derivateve të saj regjistron rënie

Shkruar nga më 22 Qershor, 2023

Çmimi i naftës dhe i derivateve të saj ka regjistruar rënie prej 4 për qind në tregun global.

Këtë rënie e ka shkaktuar rritja më e madhe sesa që pritej e normave të interesit nga ana e Bankës së Anglisë, por edhe vendeve të tjera, që nxiti shqetësimet rreth ekonomisë dhe kërkesës për derivate, raporton Reuters, përcjell CFM.

Nafta e papërpunuar Brent ka regjistruar rënie prej 3.9 për qind, apo 2.98 dollarë për barrel. Derisa në West Texas Intermadiate, rënia ka qenë 4.2 për qind, apo 3.02 dollarë. Një barrel Brent ka çmim prej 74.14 dollarë derisa në WTI shitet me 69.51 dollarë. /CFM/


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *