N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

Traffic Report

06:30 08:00

Emisioni Tani

Traffic Report

06:30 08:00

Emisioni n'radhë

Traffic Report

06:30 08:00


Platforma X tani tregon vendndohjen e llogarive

Shkruar nga më 26 Nëntor, 2025

Pas ndryshimeve që janë bërë në platformen e rrjetit social X apo Twitter nga Elon Musk, tani mund të shihni historikun e llogarive të krijuara. Në pjesen ku tregon datën e krijimit aty shfaqen detaje lidhur me datën e krijimit, vendin se nga është krijuar llogaria, numrin e ndryshimeve, dhe mënyra e përdorimit të platformës.

Llogaria e jonë 921CapitalFM, tregon që është krijuar në Shtator të vitit 2012 në Kanada, dhe përdoret kryesisht përmes Web. Këto informata janë të sakta marr parasysh se pronari ALBATEC CORP është nga Kanadaja.

Nëse i shikojmë disa llogari të udhëheqësve shtetrorë i gjejmë disa informata interesante. Llogaria e kreut të shtetit KM Kurti @albinkurti tregon se është regjistruar në Dhjetor të vitit 2011 por nuk tregon nga cili vend është krijuar meqense sipas rregullores nga platforma lokacioni për zyrtarët qeveritar nuk tregohet për shkaqe sigurie. Njësoj qendron edhe llogaria e Presidentes Osmani, por ajo qendron e para që kur përdor Twitter.


@albinkurti


@VjosaOsmaniPRKS

Platforma veprimin për shfaqjen e lokacionit e bëri me arsyetim se do të rrisë transparencen e aktvitetit të llogarive që esencialisht ka ndikime politike apo duke i mbajtur përgjegjëse ndërhyrjet politike nga persona në shtete apo vende të treta.

Sipas raptortimeve të mediave në Amerikë, disa llogari që veprojnë me ndikim të madh për shkak të ndjekësve të shumtë janë zbuluar se veprojnë nga Kenia, India, Nigeria, etj. Madje, pas këtij ndryshimi në platform, disa llogari i kanë mbyllur ato për t’i evituar realitetin e tyre kundërthënës, kurse disa prej tyre janë arsyetuar se edhe pse kanë mashtruar me vendndodhjen e tyre ata lobojnë si adhurues.

Bedri Hamza, kryetari i partisë së dytë PDK, konsiderohet si zyrtar dhe nuk shihet lokacioni i tijë porëse paraardhësi i tijë Memli Krasniqi e përdor platformen nga Kosova me aplikacionin nga Android.

Kurse Lumir Abdixhiku shihet se qendron pjesë e Twitter që nga muaji Maj 2011 edhe e përdor atë përmes Web. Kjo nënkupton se ai nuk posedon aplikacion në celularin e tijë edhe llogaria mund të menagjohet nga dikush tjetër sikurse nga asistentat apo stafi.


@LumriAbdixhiku

Politikani i partisë së tretë AAK nga Ramush Haradianj shfaqet me 2017 me lokacion në Kosovë, por e përdor aplikacionin nga Apple Shqipëria (Albania App Store). Kjo nënkupton se ai ka gjasa se e posedon Twitter të instaluar në celularin e tijë nga Shqipëria edhe e menagjon personalisht.

Sipas Gemini AI, Shpend Ahmeti është më aktiv në Twitter, dhe llogaria origjinon nga Kosova por aplikacioni është nga Apple USA që ka gjasa se është instaluar edhe shkarkuar nga një celular me origjinë në SHBA.


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *