N'sfond

Title

Artist


Vendvotimi në Ambasaden e Kosovës në Kanada me kuti postare pamundëson votimin

Shkruar nga më 9 Tetor, 2025

Qytetarët e Republikës së Kosovë në zgjedhjet lokale me 12 tetor nuk do të kenë mundësi të votojnë përmes postës për shkak të grevës që po mbiztron në këtë shtet nga punonjësit e postës në Kanada. Dërgesat në kuti postare (PO Box) nuk mund të bëhen nga operator tjerë përpos me operatorin Canada Post.

Punëtorët e Canada Post përmes sindikatës The Canadian Union of Postal Workers (CUPW) ka gati një vit që gjenden në grevë si shkak i mosmarreveshjeve duke kërkuar ngritje pagash edhe kushte për punën e tyre.

Gjatë procesit të vendimmarrjes nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës (KQZ) si duket nuk kanë qenë fare të informuar nga Ambasada e Kosovës në Otavë lidhur me gjendjen edhe kushtet e dërgesave postare për Qytetërt e Kosovës që jetojnë në Kanada.

Operatorët Privat si FedEx, UPS, Purolator, dhe të tjerë nuk mund të dërgojnë letra apo dokumente në adresa me kuti postare dhe se ato duhet me qenë adresa fizike. Ne përmes emailit kemi kërkuar sqarime nga KQZ edhe nga Ambasada e Kosovës në Otavë, por deri në publikim e artikullit nuk kemi marr fare përgjigje se çfarë do mund të bënin qytetarët apo nëse do mund të lejonin që dërgesat me material zgjedhor të dërgohen ne adresen fizike të Ambasadës së Kosovës në Ontario, Otavë.


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *