N'sfond

Title

Artist


Shembull që duhet ndjekur, vushtrriasit gjejnë kuleta me para dhe i dërgojnë në polici

Shkruar nga më 25 Gusht, 2023

Dy persona në ditë të ndryshme janë paraqitur në polici pasi kishin gjetur portofol (kuletë) në rrugën “Nuhi Haliti”, në Vushtrri.

Sipas një njoftimit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti i parë është paraqitur në polici më 19.08.2023, ndërsa i dyti më 24.05.2023.

Po ashtu në njoftim thuhet se në prezencën e qytetarëve policia ka hapur kuletën dhe kishte konstatuar se në kuleta ishte një sasi e të hollave, mirëpo nuk kishte pasur dokumentacion të asnjë personi.

“Më datë 19.008.2023, rreth orës 11:40 në Stacionin Policor Vushtrri është paraqitur një qytetar i cili ka njoftuar policinë se kishte gjetur një portofol (kuletë) në rrugën ‘Nuhi Haliti’, në Vushtrri. Në prezencë të qytetarit policia ka hapur kuletën dhe kishte konstatuar se në atë kuletë ishte një sasi e të hollave mirëpo nuk kishte pasur dokumentacion të asnjë personi”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se: “Gjithashtu me datë 24.08.2023, rreth orës 13:55, një qytetar kishte njoftuar policinë në Vushtrri se kishte gjetur një kuletë me një sasi të hollave. Në prezencën e qytetarit ishin numëruar paratë mirëpo as në këtë portofol nuk kishte pasur asnjë lloj dokumentacioni”.

Siç thuhet në njoftim me gjithë përpjekjen e policisë për identifikimin e pronarëve të portofoleve, deri në këto momente nuk është arritur një gjë e tillë andaj policia lëshon këtë informacion që pronarët të lajmërohen në Stacionin Policor Vushtrri apo të kontaktojnë policinë në numrin 192. /CFM/


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *