Current track

Title

Artist

Current show

Current show

Upcoming show


Pas hapjes së aplikimit për subvencionim të teksteve shkollore paraqiten probleme në funksionim të platformës “e-Kosova”

Written by on 25 Gusht, 2023

Në platformën online të Qeverisë së Kosovës, e-Kosova, është hapur linku ku prindërit mund të aplikojnë për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Mirëpo pak orë pasi u publikua linku për aplikim për subvencionime, platforma ka rënë nga sistemi.

Ende nuk ka ndonjë njoftim nga institucionet përgjegjëse për mosfunksionim të platformës eKosova.

Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), Arbërie Nagavci, njoftoi se për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për ata nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga 30 euro.

Sot (premte) në platformën e-Kosova është publikuar linku në të cilin prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët nga klasa 1-5.

Ky është linku që është publikuar në platformën e-Kosova për aplikim për subvencionim të teksteve shkollore: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5

Edhe Shtëpitë Botuese, nga ana tjetër,  “ALBAS”, “Dukagjini” etj., kanë njoftuar se kanë filluar punën me furnizimet me tekste shkollore. /CFM/


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *