N'sfond

Title

Artist


Zyrtarët amerikanë: Përplasja e aeroplanit u shkaktua qëllimisht nga një shpërthim

Shkruar nga më 24 Gusht, 2023

Zyrtarët perëndimorë besojnë se përplasja e aeroplanit që mendohet se ka vrarë Yevgeny Prigozhin ishte shkaktuar qëllimisht nga një shpërthim, sipas burimeve të huaja.

Një vlerësim paraprak i inteligjencës amerikane zbuloi se aeroplani ishte rrëzuar qëllimisht, thanë zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë.

Një nga zyrtarët, i cili nuk mund të përmendet, tha se shpërthimi ishte në përputhje me “historinë e gjatë të Vladimir Putinit të përpjekjes për të mbyllur gojën kritikëve të tij”.

Zyrtarët nuk dhanë detaje të mëtejshme se çfarë e shkaktoi shpërthimin.

Ndërkohë, lidhur me rrëzimin e aeroplanit ka ardhur edhe reagim i presidentit rus, Vladimir Putin.

Duke dërguar ngushëllimet e tij, presidenti rus e ka përshkruar Prigozhinin si një “biznesmen të talentuar”, të cilin e njeh që nga vitet 1990.

Ai tha se Rusia do të shqyrtojë se çfarë thonë hetuesit në lidhje me përplasjen, por detajet e mëtejshme mbi incidentin do të kërkojnë kohë.

Komentet e tij erdhën 24 orë pasi aeroplani u rrëzua në veri të Moskës. /CFM/


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *