N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

Emisioni Tani

Emisioni n'radhë


Arrijnë 250 kamera të trupit për policët, donacion nga ShBA-ja

Shkruar nga më 1 Gusht, 2023

Policia e Kosovës ka pranuar 250 kamera të trupit për policët si donacion nga ShBA-ja.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se do të rrisin llogaridhënien dhe transparencën te policët.

“Këto kamera do të jenë të dobishme për punën e Policisë se Kosovës me qëllim të rritjes se llogaridhënies dhe transparencës së policëve”, tha ai.

Në anën tjetër, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier tha se ky projekt ka rëndësi jetike për besimin e ligjit në Kosovë dhe rritjen e besimit të qytetarëve në polici.

Hovenier se ky donacion është dëshmi e bashkëpunimit dhe përkushtimit për sundim të ligjit në Kosovë. /CFM/

 

 


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *