N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

12:00 17:00

Emisioni Tani

12:00 17:00

Emisioni n'radhë

12:00 17:00


Më 16 gusht do të lansohet modeli Ace 2 Pro

Shkruar nga më 8 Gusht, 2023

OnePlus do ta lansojë modelin Ace 2 Pro më 16 gusht, ka deklaruar Li Jie, udhëheqës i lartë i firmës.

Në një video të postuar në Weibo, ekzekutivi deklaroi si telefoni i ri kryesor i markës do të ketë një përmirësim të madh nga modeli i thjeshtë Ace 2, dhe se gjithashtu do të ketë edhe teknologji të nivelit të lartë.

Ace 2 Pro do ta ketë të integruar çipin Snapdragon 8 Gen 2, dhe gjithashtu dihet se do ta ketë një arkitekturë të re të sistemit ftohës VC duke e zgjeruar numrin e materialeve të cilat përdoren në këtë sistem, shkruan GSM Arena, përcjell Capital FM.

Në disa imazhe të mëhershme, vërehej se Ace 2 Pro dizajnin e përgjithshëm do ta ketë të njëjtë me modelin e thjeshtë, dhe kjo tani u konfirmua nga “teaser-i” zyrtar.

Tutje Ace 2 Pro do të ofrojë deri në 24GB RAM memorie LPDDR5X dhe deri në 1TB UFS 4.0 hapësirë të përgjithshme.

Çmimi i këtij telefoni nuk është publikuar ende, dhe për këtë duhet të presim deri në prezantimin zyrtar të 16 gushtit. /CFM/


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *