Current track

Title

Artist

Current show

Current show


Ky është vendimi i Gjykatës Komerciale për MINT-in në lidhje me Klan Kosovën!

Written by on 3 Gusht, 2023

Gjykata Komerciale ka marrë vendim për shtyrje të ekzekutimit të vendimeve lidhur me rastin e Klan Kosovës.

Në aktvendimin e kësaj gjykate thuhet se “APROVOHET si e bazuar kërkesa e paditësit Klan Kosova Sh.p.k., për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve dhe SHTYHET ekzekutimi i Vendimit nr. 4566/01 i datës 28.07.2023 i nxjerrë nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve dhe Vendimit nr. 309/11 i datës 14.06.2023 i nxjerrë nga Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrin e Bizneseve në Kosovë, derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit”.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), kishte njoftuar ditë më parë se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë vendim për refuzimin e ankesës së Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova sh.p.k.”.

Sipas njoftimit, vendimi i Komisionit e përmbyll këtë rast brenda Ministrisë, ndërsa pala ankuese gëzon të drejtën për të parashtruar padi në gjykatën kompetente.

“Vendimi i Komisionit konstaton se ARBK-ja, në shkallën e parë, ka vendosur në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës sh.p.k”, thuhej në njoftimin për media.

Tutje, MINT-i kishte bërë të ditur se ka dorëzuar kallëzim penal kundër Klan Kosova sh.p.k. dhe pronarëve të saj dhe se me këtë çështje tashmë po merren organet e rendit.

Pezullimi i certifikatës së biznesit të Klan Kosovës nxiti reagime të ashpra nga diplomatë perëndimorë, shoqata gazetarësh, përfaqësues të mediave, por edhe përfaqësues të opozitës.

Aktvendimi i plotë i Gjykatës Komerciale:

https://komerciale.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/DH_1_KA_315_23_SQ.pdf?fbclid=IwAR0LqJ-LZYguyHXiO-etkPJrrOedtfIwewbJdYex0iIqG4LlUyC5ROI7do0&mibextid=Zxz2cZ 

/CFM/


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *